Do të diskutohet për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit midis dy vendeve

Do të diskutohet për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit midis dy vendeve

Kryeparlamentari Kadri Veseli po qëndron në Finlandë për vizitë zyrtare. Gjatë kësaj vizite, me ftesë të autoriteteve finlandeze kreu i Kuvendit do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë të Finlandës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Veseli do të pritet në takim të veçantë nga homologia e tij, kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko dhe parlamentarë të tjerë finlandezë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryeparlamentari Veseli do të pritet ministri Kai Mykkänen, ndërsa do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë shtetërorë. Kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë një takim të veçantë me ish-presidentin finlandez dhe i ish-emisar special për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Sipas komunikatës në këto takime do të diskutohet për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Kryeparlamentari Veseli do të kërkojë mbështetjen e mëtejme të Finlandës për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë, siç është liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Interpol”, thuhet në komunikatë.

Veseli e vizitoi Finlandën në kuadër të vizitave në vende të Bashkimit Evropian./21Media