Veseli në teatër, sheh shfaqjen e dhimbshme për refugjatët kosovarë
14 Maj 2019
Sipas Veselit, kjo shfajqe rikthen përjetimet e refugjatëve
Sipas Veselit, kjo shfajqe rikthen përjetimet e refugjatëve
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot së bashku me bashkëshorten e tij Violetën, ka shkuar në Teatrin Kombëtar për ta parë shfaqjen “Bryma e vdekjes”.
Veseli me anë të një postimi në Facebook, ka shpjeguar rëndësinë e kësaj shfaqje.
“Kjo dramë, nëpërmjet lojës së shkëlqyer të aktorëve, rikthen në mënyrë të arritur artistike përjetimet e refugjatëve kosovarë në kampin famëkeq të Bllacës, pasi ishin deportuar në mënyrë mizore nga forcat serbe”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Kjo dramë është e veçantë pasi që pjesa artistike e saj ka një bazë që ka të bëjë me përjetimet e autorit të saj, në kampin e Bllacës, 20 vjet më parë. /21Media