Veseli: Kemi kaluar një dimër të vështirë politik

Veseli: Kemi kaluar një dimër të vështirë politik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka falënderuar kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për mbështetjen që LDK i ka dhënë procesit të votimit të ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të seancës, Veseli ka pohuar se nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Kemi kaluar një dimër të vështirë politik”, ka thënë Veseli dhe ka shtuar se po kthehemi në një normalitet, me çështje që janë elementare për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka falënderuar zyrtarët e BE-së dhe SHBA-ve për ndihmën që kanë dhënë në këtë proces, kurse një falënderim të veçantë e ka pasur për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ndryshe sot me 80 vota për dhe 11 kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar demarkimin e kufirit të Kosovës më Malin e Zi./21Media