Veseli: Në princip zgjedhjet do të ishin të mira

Veseli: Në princip zgjedhjet do të ishin të mira

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli duke folur për situatën aktuale politike në vend, tha se zgjedhjet si opsion në princip do të ishin më të mira. Në emisionin debatues “Click”, Veseli edhe njëherë ka ripërsëritur se partia që ai drejton në çdo rrethanë do të mbetet në opozitë.

“Do të jemi opozitë e fuqishme dhe e zëshme. Jemi shumë aktivë dhe jam në kontakt në baza ditore me të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të partisë, me të cilët po koordinohemi që të bëjmë një opozitë të mirëfilltë që do të jetë model”, tha ai./21Media