Në prag të takimit të Washington-it, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se pozicioni negociues i Kosovës me Serbinë është i dobët.

Në interpelancën që po mbahet sot për heqjen e reciprociteti, opozitari tha se partia e tij është për dialogun që i siguron Kosovës ulësen në OKB.

Në këto 21 vjet, nuk mbaj mend ndonjëherë një qëndrim të tillë më skandaloz të ndonjë Qeverie. Kjo flet shumë për pozicionin e ardhshëm negociues me Serbinë, që është i dobët”, tha ai.

Veseli tha se zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar prodhuan qeveri e kryeministra të mashtrimit.

6 tetori, që u reklamua si kthesë shprese për vendin, prodhoi Kryeministra e Qeveri mashtrimi. Njësoj do të përfundojë edhe kjo Qeveri, sepse as mendjen dhe as qëllimin nuk e ka të mbarë. LDK dhe VV po prodhojnë probleme dhe konflikte për gjithçka brenda kombit tonë më shumë sesa po zgjidhin diçka. E kanë vendosur qytetarin si target përfitimi, në vend se ta konsideronin si besim dhe partner”, tha ai

Krahas kësaj, theksoi se aty ku janë ShBA-të duhet të jetë edhe Kosova pa frikë.

“Nuk jemi për luftë derisa Serbia nuk cenon ndonjë pjesë të territorit dhe njerëzve tanë. Jemi për dialog, që Kosovës ia siguron ulësen në OKB, si shtet të pacenuar. Ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty duhet të jetë edhe Kosova. BE duhet ta njohë shtetin e Kosovës dhe t’i hapë rrugë integrimit dhe liberalizimit te vizave. Jemi dhe do të mbetemi përherë evropianë krenar”, u shpreh Veseli.