Veseli thotë se gjendja në Preshevë është e rëndë

Veseli thotë se gjendja në Preshevë është e rëndë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Lugina e Preshevës se gjatë periudhës së pandemisë  ka nevojë më shumë se kurrë për Kosovës
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafën si dhe me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin.

“Gjendja në Luginën e Preshevës është veçanërisht e rëndë dhe bashkombasit tanë atje janë të lënë tërësisht anash prej autoriteteve qendrore të Beogradit. Ajo që e bën akoma më dramatike gjendjen e tyre është fakti që dhjetëra mijëra shqiptarë atje, shërbimet shëndetësore mund t’i marrin vetëm nga një spital, ai i Vranjës, i cili është tashmë i tejngarkuar. Lugina e Preshevës ka nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shteti të Kosovës.”, ka shkruar Veseli.

Ai po ashtu ka njoftuar se bisedë telefonike ka zhvilluar edhe me liderë shqiptarë që janë bartës institucionesh në Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi me të cilët ka folur për gjendjen e shqiptarëve në këto vende./21Media