Veseli flet pas takimit të ftuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Veseli flet pas takimit të ftuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas takimit me liderët politik tha se nuk është me rëndësi cili është pozicioni i partive opozitare, por pozita duhet të merr vendim.

“Rrethanat janë shumë të kristalta çoftë nga BE çoftë nga SHBA , ne duhet vetëm bashkarisht të futemi në këtë drejtim, e cila e vë Kosovën në pozicion më të mirë .”, tha Veseli.

Ai tutje u shpreh se pushteti duhet të reflektojë në raport me opozitën.

“Është një përshtypje që ma tepër është një ide si me na mund tani që kanë përfunduar zgjedhjet, i ka katër vjet mandat qeverisja pushteti duhet ta tregojë zotimin e vet ndaj qytetarë e për aq edhe obligimet të cilat i kemi edhe marrëdhëniet ndërkombëtare.”, tha Veseli./21Media