Veseli bisedoi me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë

Veseli bisedoi me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë të Kosovës, që sa më parë t’iu del në ndihmë e të marrë masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve kosovarë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen.

“U informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta. Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen”, ka shkruar Veseli në “Facebook”, duke treguar se ka biseduar me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë.

Po ashtu, Veseli ka bërë thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje.

Ai tha se duhet të jemi mirënjohës ndaj vendeve pritëse për kujdesin që po tregojnë për bashkëatdhetarët tanë por edhe të krenohemi me shërbimin tonë diplomatik për dedikimin që po dëshmon.

“U gëzova kur më  treguan se edhe bizneset e diasporës janë mobilizuar në solidaritet për të ofruar mbështetje për studentët e Kosovës të mbetur jashtë, prandaj me të vërtetë meritojnë të lavdërohen”, ka shkruar tutje ai./21Media