Veseli me kritika të ashpra ndaj qeverisë

Veseli me kritika të ashpra ndaj qeverisë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli tha se Serbia dje ka shtrirë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Kosovë. Sipas tij futja në karantinë e komunave të Kosovës, Mitrovicës dhe Zveçanit është cenim i rënde i sovranitetit.

Veseli ka kritikuar qeverinë e Kosovës e cila sipas tij nuk po reagon ndaj orës policore të vendosur nga Serbia e që po respektohet në veri.

“Ajo që e bën më alarmante tërë këtë situatë është fakti që kjo qeveri ka aprovuar me marrëveshje të fshehtë futjen e qindra zyrtarëve serbë jo të gjithë ata janë të personelit shëndetësor. Kjo qeveri në largim është duke bërë aktin më të rëndë të dorëzim kapitullimit të një pjesë të territorit Republikës së Kosovës.”, tha Veseli.

Ai tutje bëri thirrje në emër të PDK-së që “të rikthehet sovranitetit i vendit”, si dhe kërkon mbledhjen e këshillit të sigurisë.

“Në Kuvendin e Kosovës kam paralajmëruar rrezikun që ky kryeministër do ta kthej Serbinë në Kosovë kjo gjë po rrezikon të ndodh më shpejt se sa kam menduar”, deklaroi Veseli./21Media

#LIVE Kadri Veseli ne konference per media

#LIVE Kadri Veseli ne konference per media

Gepostet von RTV21 am Samstag, 4. April 2020