Lufta kundër koronavirusit

Lufta kundër koronavirusit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se ka plot arsye të ndihemi krenar me zinxhirin e shërbimit shëndetësor që është ndërtuar në Kosovë gjatë këtyre dekadave të pavarësisë sepse po e përballon mirë pandeminë. Megjithatë, thekson se qeveria qendrore ka mundësi të bëj shumë më tepër për t’i mbështetur siç duhet farmacistët dhe gjithë të tjerët që janë të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.

Veseli ka shkruar në Facebook se gjatë vizitës në Ferizaj, është ndalur në një barnatore për të biseduar me farmacistët lidhur me gjendjen aktuale dhe shqetësimet e tyre.

Duhet të tregojmë mirënjohje edhe ndaj punonjësve shëndetësor të sektorit privatë, si farmacistët, të cilët gjithashtu dita ditës janë në shërbim të qytetarëve dhe janë gjithashtu duke u përballur personalisht me kërcënimin e koronavirusit”, ka shkruar ai.