Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka uruar Ali Ahmetin dhe BDI për rezultatin, duke thënë se ky është një sukses historik i shqiptarëve në MV.

“Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre .Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike.”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media