Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot do të paraqitet para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraqitja e tij do të bëhet në ora 15:00.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën e DHSK-së.

Dje para Specilaes u deklaruan të pafajshëm ish presidenti i Kosovës njëherësh ish drejtori politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Hashim Thaci dhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi./21Media