Paraditen e sotme është mbajtur një protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Lidhur me këtë protestë kanë reaguar edhe liderë të partive politike në Kosovë.

Krytari i Partisë Dekomratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se kombi shqiptar është i veçantë, sepse në gjirin e tij ka diversitetin fetar e kulturor të tri besimeve monoteiste.

”Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksizmi përbëjnë shpirtin e kombit tonë. Me krenari mund të themi se toleranca dhe bashkëjetesa e këtyre besimeve është e natyrshme te shqiptarët”, ka shkruar Veseli.

Veseli tutje ka shtuar se ai personalisht ka qenë përkrahës i madh që çdo komunitet fetar ta ketë qendrën e tyre të besimit në kryeqytet.

”Ta gezojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës e të luten për shetin dhe të mirën e popullit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Veseli. /21Media