Dyshimet e ngritura në deklaratën e prokurorit janë të pavërteta dhe nuk kanë bazë për pretendime për pengim të Gjykatës nga ana jonë.  Është shqetësim gjuha e tillë me të pavërteta.

Kështu deklaroi krytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën për media të cilën e mbajti disa orë pas ngritjes së akuzës nga Specialja, shkruan rtv21.tv

Ai tha se me këtë deklaratë prokuroi përpiqet ta arsyetoj vendimin e tij të padrejtë.

Sipas Veselit, pretendimet e këtij prokurori janë politike.

Asnjë prokuror nuk duhet të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga pretendimet politike“, tha Veseli.

Tutje kreu i PDK-së theksoi se nuk do të lejojë që ky prokuror e asnjë tjetër të njollosë UÇK-në.

Ne kemi qenë të detyruar ta mbrojmë veten, popullin dhe vendin tonë dhe do ta bëjmë sërish. Nëse na lejohet do t’i dëshmojmë me fakte që UÇK-ja ka zhvilluar luftë të pastër“, theksoi ai, duke shtuar se ushtarët meritojnë lavdërim, jo fyerje në këtë mënyrë.

Veseli tha se deklaratat, si kjo e sotmja nga prokurori, janë përpjekje tjetër për të rishkruar historinë.

Në fund, ish-kryetari i Kuvendit ka falënderuar familjarët, përkrahësit e tij dhe UÇK-në./21Media