Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se hapja e kufirit me Shqipërinë nuk duhej të përbënte lajm sot po të kishte Kosova një qeveri normale që ndërton ura dhe nuk ngritë pengesa mes shqiptarëve.

“Ky kufi i shembur para dy dekadash me armë kurrë nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike. Muajt e humbur ti kthejmë në mundësi për ta vizituar sa më shumë Shqipërinë dhe anasjelltas. Shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve tona duhet të intensifikohet veçmas pas situatës së rënduar nga pandemia. Të angazhohemi të gjithë për t’i rrëzuar pengesat e fundit mes Kosovës e Shqipërisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Hapja e kufirit me Shqipërinë nuk duhej të përbënte lajm sot po të kishte Kosova një qeveri normale që ndërton ura dhe…

Posted by Kadri Veseli on Sunday, 7 June 2020

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme vendosi për hapjen e plotë kufirit me Shqipërinë.

Kufiri Kosovë-Shqipëri ishte mbyllur më 14 mars shkaku i pandemisë Covid-19./21Media