Një urim për gratë nga kryeparlamentari

Një urim për gratë nga kryeparlamentari

Me një video të veçantë të publikuar në “Facebook”, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, u ka uruar të gjitha grave ditën e tyre, 8 marsin.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi me gra të profesioneve të ndryshme, mjeke, mësuese, artiste, police, sipërmarrëse, Veseli ka thënë se gratë në Kosovë po kanë sukses jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë.

“Kjo na bënë krenarë. Një shoqëri dhe një shtet mund të ketë sukses, të ecë përpara vetëm në momentin kur gratë marrin rol dhe përgjegjësi”, ka thënë ai.

Veseli e ka shoqëruar videon në Facebook edhe me një shkrim.

“Me mësimdhënëset dhe mjeket e përkushtuara, me policet dhe ushtaret e zonja, me sipërmarrëset e palodhshme, me artistet e sportistet e jashtëzakonshme. Kosova është krenare me rrëfimet e suksesshme të grave të saj. Urime 8 marsin!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij “Facebook”./21Media