Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Veseli ka thënë se kjo festë ka vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për ata që muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluan në agjërim dhe adhurime. “Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira!”.

“Për ketë vit, festa e Bajramit nuk është e zakonshme. Lufta kundër koronavirusit ka ndikuar qe shumë besimtarë gjatë muajit të agjërimit të heqin dorë nga shkuarja në xhami. Shpreh mirënjohjen për kujdesin që keni treguar në respektimin e masave parandaluese. Këto masa nuk e zhbëjnë aspak vlerën e kësaj feste dhe gëzimin që ajo sjell në familjet tona. Prandaj, ju lutem, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet nga IKSHPK-së dhe BIK-ut edhe gjatë kremtimit të festës së Bajramit sepse vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus dhe të kthemi shpejt në normalitet. Zoti ju bekoftë juve e familjet tuaja në këtë ditë feste!”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Të gjithë shqiptarëve të besimit islam, gëzuar festa e Bajramit! Kjo festë ka vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për…

Gepostet von Kadri Veseli am Sonntag, 24. Mai 2020