Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar shqiptarët e Luginës për fitoren e katër deputetëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Veseli në një shkrim në Facebook u shpreh se kjo është dëshmi se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar.

“E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar. Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit. Uroj që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës.”, ka shkruar ai në Facebook./21Media