Lideri i PDK-së, Kadri Veseli , ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai e ka cilësuar këtë si vendim të drejtë e të imponuar, siç është shprehur Veseli nga refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër.

“LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit.”, ka shkruar ndër tjerash Veseli në Facebook.

Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin…

Gepostet von Kadri Veseli am Freitag, 29. Mai 2020

Gjykata Kushtetuese mbrëmë  ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.  Lidhur me këtë Presidenti Hashim Thaçi sot në një konferencë për media ka thënë se e mirëpret këtë vendim, duke e cilësuar këtë ditë të rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

Kurse, kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas vendimit ka thënë se Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. /21Media