Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora përmes videoklipit “Bang”në sytë e botës shfaqi veshjen kombëtare shqiptare.

Veshja që Rita e zgjodhi për këtë videoklip e ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. “DailyMail” i ka bërë asaj një shkrim me rastin e urimit të Ritës për Pavarësinë e Kosovës dhe projektit të saj të ri muzikor.

Etnologia Zanita Halimi, në një intervistë në emisonin “BonBon”, komentoi këtë veshje duke thënë se Rita ka bërë një  gërshetim të veshjeve duke e sjellë një veshje unike.

“Nuk mundemi me thanë që është veshje e ndonjë krahine është një lloj gërshetimi i veshjeve të shumta për ta bërë një veshje të veçantë si të Ritës” tha Halimi./21Media