Vetaksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një femër ka vdekur, ndërsa një tjetër ka mbetur e lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka informuar se e lënduara është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.”, ka bërë të ditur Borovci./21Media

Back to top button