Një person ka humbur jetën dje pas një aksidenti me traktor në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë, shkruan rtv21.tv.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin kishte pësuar vet-aksident”, ka konfirmuar policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media