Vetaksident në Gjilan, vdiq një shtetase e Shqipërisë

 
Një grua ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të fshatit Uglar të Gjilanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veturën e vetaksidentuar ishin katër persona.
“Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan ka ndodhë një vetë aksident ku, në veturë ishin katër persona. Si pasojë e vetëaksidentit, me lëndime të rënda janë dërgu në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit”, ka njoftuar Policia.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button