Vetaksident në rrugën Podujevë – Prishtinë, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë – Prishtinë si pasojë e një vetaksidenti.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se viktima nuk ka arritë të përballoj plagët dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./21Media