Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë saktësisht në fshatin Sllatinë.

Në aksident është përfshirë një kamion. Drejtuesi i tij ka pasur lëndime trupore.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 07:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Sllatinë, rruga nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion). Drejtuesi i automjetit ka pasur lëndime si shkak i aksidentit”, ka thënë Krasniqi./21Media