Në komunën e Ferizajt janë shëruar edhe 11 persona nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në këtë komunë ka shkuar në 114. Sipas njoftimit të kësaj komune, kanë mbetur vetëm edhe 18 raste aktive me koronavirus.

“11 të shëruar nga COVID-19 në Ferizaj. Nga rezultatet e mbrëmshme dhe të sotme nga IKSHPK lidhur me të shëruarit dhe të infektuarit nga virusi COVID-19, rezulton se kemi edhe 11 ferizajas të shëruar , që çon në 114 numrin e të shëruarve, duke mbetur edhe 18 raste aktive. Shërim të shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media