Vetëm 3 ditë pasi rifilloi mësimi, Franca detyrohet të mbyllë përsëri shkollat

 

 

 

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha të premten se 22 shkolla në të gjithë Francën janë mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus, vetëm disa ditë pasi 12 milionë nxënës u kthyen në shkollë.

Në Francën kontinentale aktualisht ka 12 shkolla të mbyllura nga një total prej më shumë se 60,000, e cila është një shifër e vogël. Përveç kësaj, 10 shkolla në La Reunion (një departament francez në Oqeanin Indian) u mbyllën, gjë që shkon në 22”, i tha Blanquer radios Evropa 1.

Deri në 130 klasa janë ndërprerë dhe ministri tha se autoritetet po hetonin çdo ditë rreth 250 incidente në lidhje me COVID-19 në shkolla.

Këto incidente janë të lidhura kryesisht me faktorë jashtë shkollës, që lidhen me njerëz që mund të ishin infektuar gjatë verës, tha ai.

Nëse një shkollë raporton më shumë se tre raste me virus, shkolla mbyllet përkohësisht, tha Blanquer.

Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se kishte regjistruar më shumë se 7,000 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, për herë të dytë në dy ditë, nga një rekord prej 7,578 i vendosur në 31 mars raporton France24.

Back to top button