Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur 23 aksidente komunikacioni, 12 me të lënduar dhe 11 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 819 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 17 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje./21Media