Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur 28 aksidente komunikacioni, një me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 15 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 947 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 21 persona, 14prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, 1 në vuajtje të dënimit./21Media