Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 35 aksidente komunikacioni, një me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 17 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Dje rreth orës 12:20, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë është goditur me automjet një vajzë e mitur. Viktima si pasojë e plagëve te marra në aksident ka ndërruar jetë.

Sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 218 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 13 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje./21Media