Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente në komunikacion.

12 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 25 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Gjatë së dielës Policia e Kosovës ka shqiptuar 893 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 15 persona, 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të denimit./21Media