Në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 38 aksidente komunikacioni, një me fatalitet, 6 me të lënduar dhe 31 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 217 tiketa trafiku. Ndërsa, 482 gjoba janë shqiptuar për mos respektim të ligjit për COVID-19.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 28 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, 4 në vuajtje të dënimit./21Media