Vetëm dje 392 të dënuar për mosrespektim të masave
28 Dhjetor 2020
Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 392 gjoba për mosrespektim të masave të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik janë shqiptuar gjithsej 557 tiketa dënime.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media