Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 42 aksidente komunikacioni, një me fatalitet, 21 me të lënduar dhe 20 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 286 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 18 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, 1 në vuajtje të dënimit./21Media