Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 41 aksidente komunikacioni, 15 me të lënduar dhe 26 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 38 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 18 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, 3 në vuajtje të dënimit./21Media