Vetëm dje mbi 450 gjoba për mosrespektim të masave
26 Dhjetor 2020
Po vazhdon mosrespektimi i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Vetëm gjatë të premtes, Policia e Kosovës ka shqiptuar 456 gjoba për personat të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCovid.
Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik janë shqiptuar gjithsej 837 tiketa dënimi.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media