Vetëm fitorja ndaj Kosta Rikës e kualifikon tutje Gjermaninë, formacionet zyrtare

Vetëm fitorja ndaj Kosta Rikës do të bënte që Gjermania të futet në grupin e 16 skuadrave më të mira të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.
Zhgënjimi nga dy ndeshjet e para me një humbje nga Japonia dhe një barazim përballë Spanjës kanë bërë që skuadra e trajnerit Hansi Flick të ketë vetëm një pikë para ndeshjes vendimtare me Kosta Rikën e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.
Në anën tjetër, Kosta Rika është mbi Gjermaninë në Grupin E, ku renditet e treta me tre pikë, aq sa ka edhe Japonia në vendin e dytë, ndërsa gjermanët në vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.
Të dy këto kombëtare janë përballur vetëm një herë në histori, ku në qershor të vitit 2006 Gjermania e mposhti Kosta Rikën me shifrat 4:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Kosta Rika (5-4-1): Navas; Oviedo, Vargas, Waston, Duarte, Fuller; Campbell, Tejeda, Borges, Aguilera; Venegas
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Rudiger, Raum, Sule, Kimmich; Goretzka, Gundogan; Gnabry, Musiala, Sane; Muller.

Back to top button