Nuk ka dritë për Arsenalin. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka pësuar përsëri disfatë nga Premier Ligë dhe kësaj radhe është mposhtur nga Evertoni i Ancelottit.

2-1 ishte rezultati final i përballjes duke konfirmuar kështu formën katastrofale në këtë edicion të “Topçinjve” të cilët në çdo xhiro që po kalon, po i ofrohen zonës më të rrezikshme, asaj të rënies nga kategoria e parë e kampionatit anglez.

Në fakt, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara në sezonin 2020/21, Arsenali ka grumbulluar vetëm 14 pikë dhe si rezultat i kësaj, skuadra e Mikel Artetas pozicionohet në vendin e 15 në tabelë dhe momentalisht ka vetëm katër pikë më shumë se sa Burnley (10) në vendin e 18, pozitë kjo e cila e dërgon një kategori më poshtë në futbollin anglez.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjerat, por nevojitet një reagim i shpejtë i drejtuesve të këtij klubi.