Në tregun muzikor shqiptar muajt e fundit janë duke u shtuar projekte të shumta nga artistët e skenës. Përveç projekteve solo në mesin e tyre gjithashtu nuk mungojnë edhe bashkëpunimet.

Gjatë javës që po e lëmë pas  për publikun shqiptar janë publikuar gjithsej 10 projekte nga emrat e njohur të estradës, shkruan rtv21.tv

Yll Limani publikoi këngën “Buzët e kuqe”, të cilën e solli si dhuratë për fansat në ditëlindjen e tj.

 

Irkenc Hyka solli këngën “A kishe zemër”, ku protagoniste në klip është Zaimina Vasjari.

Këngëtari që tregohet mjaft aktiv sa i përket publikimit të këngëve 2Ton publikoi projektin e ri  Veç me ty”.

E këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Violeta Kajtazi ka publikuar baladën e ri me titull “Sa jam merzitë”.

Me zërin e tyre të veçantë, motrat Mustafa javën që kalojë iu kënduan mërgimtarëve, ato publikuan këngën “Çka ka gurbetqari”.

Artisti i njohur, Genc Prelvukaj këtë herë përmes këngës së re i ka kënduar heroit Bekim Berisha, dhe ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Ai këtë javë publikoi këngën me titull “Bekim”.

Edhe Grupi i njohur shqiptar, NRG Band, projektin e ri muzikor të titulluar “Lem met dashtë ”.

Në mesin e këtyre këngëve u publikuan edhe bashkëpunimet e shumëpritura nga emrat e njohur të estradës shqiptare, shkruan rtv21.tv

Labinot Tahiri dhe Albina Kelmendi publikuan këngën “Hallakam”.

“BAD GlRL” u publikua nga Morena dhe Stresi

Kurse, sot Blleki në bashkëpunim me Fifin publikuan projekti “Mbi dozë”.

Dy ditë më parë edhe artistja e njohur, Loredana publikoi projektin e ri “Checka” në bashkëpunim me Delara. /21Media