Koronavirusi në Shqipëri po shkon drejt fundit. Gjatë 24 orëve të fundit kryer 177 teste dhe ka rezultuar vetëm 1 rast pozitiv me Covid-19. Minsitria e Shëndetësisë thotë se vijon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.

Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.

Numri i përgjithshëm i të infekturave ka shkuar në 949.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit 15 pacientë fituan betejën me Covid, ndërsa nga 949 të prekurit, reth 78% janë të shëruar.

Në spital – Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Humbej jetën – Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Numri i vitkimave mbetet në 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1). /oranews