Edhe sot nuk ka asnjë rast me koronavirus në Prishtinë, ndërkohë që bëhet e ditur se sot janë shëruar nëntë persona në këtë komunë. I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se vetëm pesë raste aktive janë në Prishtinë.

“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 229 testime.”, shkroi Ahmeti./21Media