Një person dyshohet se është vetëplagosur me pushkën e tij të gjuetisë, të martën rreth orës 10:00, në Keqekollë të Prishtinës.

Nga vendi i ngjarjes njësitet relevante policore  kanë sekuestruar armën dhe 9 fishekë.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor ku edhe vazhdon mjekimin.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të hetohet./21Media