Kurti flet për koalicionin e mundshëm me LDK-në

Kurti flet për koalicionin e mundshëm me LDK-në

Më rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për një koalicion me LDK-në për formimin e Qeverisë së re.

“Jemi në komunikim të përhershëm me Lidhjen Demokratike Kosovës – në ditëve dhe javët në vijim do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës”, tha Kurti sot në një konferencë për media.

“Jemi të interesuar ta krijojmë një subjekt i cili fiton – lista ngadhënjyese të cilat ia kthejnë shpresën Kosovës.”, ka thënë tutje ai.

Ai ka thënë se kjo ngelet të shihet pas takimeve që do t’i kenë më LDK-në.

“Ka vullnet nga ana jonë për një bashkërendim drejt zgjedhjeve të reja – por nuk mund t’i parashikoj hapat – kjo ngelet të shihet pa takimeve që do t’i kemi”, tha ai.

“Siç e dini LDK është duke zhvilluar procesin e saj zgjedhor dhe gjithçka do të jetë shumë më e qartë në fillim të gushtit”., ka thënë Kurti.

Në muajin maj të këtij viti,  Albin Kurti dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa ishin ishin bashkuar me qellim për një mocion që do ta rrëzonte qeverinë, por që nuk ishte hedhur në Kuvend./21Media