Një 29 vjeçar i burgosur është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasojë e vetëvarjes.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Tutje në këtë njoftim thuhet se sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

“Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës./21Media