Një 48-vjeçar ka qëlluar veten për vdekje. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitroviës, Avni Zahiti ka thënë së në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma.

“Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë./21Media