Një pjesëtar i FSK-së është vetëvrarë me armë zjarri, sot në parkun e Arbërisë në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima është i moshës 47-vjeçare.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.”, ka thënë Ahmeti./21Media