Jo rastësisht përdoret në kozmetikë

Jo rastësisht përdoret në kozmetikë

Vaji i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 dhe në përbërjen e saj gjejmë proteina, kripëra minerale zink, kalcium, potasium, hekur dhe vitamina E dhe C që përbëjnë një burim ushqyes për shëndetin.

Konsumimi i vajit të arrës ndihmon enët e gjakut duke u dhënë atyre më shumë forcë për një funksionim më normal.

Vaji i arrave, falë vlerave antioksidante dhe vitaminave e yndyrave Omega 3 dhe omega 6, ka veti hidratuese dhe ushqyese. Jo rastësisht përdoret në produktet e industrisë kozmetike.

Për shkak të karakteristikave, vaji i arrave duhet mbajtur larg dritës dhe të konservohet në shishe qelqi. Duhet përdorur për 3-4 muaj.

Studimet kanë treguar se qelizat e trurit kanë nevojë për acide yndyrore për këtë arsye dietologet këshillojnë përdorimin e vajit të arrave.