Nga 29 rastet e reja që u konfirmuan sonte në Kosovë, një prej tyre është nga komuna e Istogut. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmani bëri të ditur se ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Istog së bashku me Policinë e Kosovës kanë identifikuar kontaktet e afërta dhe kanë rekomanduar vetizolimin e 14 personave në Shushicë dhe 3 personave Vrellë, gjithsej 17 personave.

Në fund Osmanaj ka kërkuar nga qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të dhëna.

“Nga IKSHPK sot u konfirmua një rast i ri me covid-19 pozitiv në Komunën e Istogut! Ekipi i QKMF-Istog me ekipin e PK kanë identifikuar kontaktet e afërta dhe kanë rekomanduar vetizolimin e 14 personave në Shushicë dhe 3 personave Vrellë! Pandemia nuk ka perfunduar,prandaj vazhdoni t’u permbaheni masave parandaluese si distanca fizike dhe higjena personale etj…!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media