Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se pas disa shqetësimeve ka bërë testin për Covid-19 dhe është në pritje të rezultateve.

“Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për covid-19, në Klinikën Infektive. Jam në pritje të rezultateve”, është shprehur Lladrovci përmes një postimi në “Facebook”.

Ai tutje ka theksuar se është ne vetizolim.

Lladrovci ka porositur qytetarët për respektimin e udhëzimeve të IKShPK-së. “Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, ka shkruar Lladrovci./21Media