Vetura bie në një kanal, dy të vdekur

 

Një aksidentme dy viktima është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Milot-Mamurras në Shqipëri.

Vetura e tipit “Toyota”, e cili po udhëtonte drejt Fushë Krujës ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D 45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Zjarrfikesit e Laçit kanë nxjerrë nga uji dy trupat e pajetë dhe janë dërguar në morg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

Back to top button